Eduard Selami fsheh diktaturën në PD

Eduard Selami fsheh diktaturën në PD

Nga Bashkim Kopliku

[Gazeta Shqiptare, 11.03.2007]

U botua në “të gjitha gazetat” (9.3.2007), intervista e z. Eduard Selami, nga Nju Jorku në Amerikë (SHBA). Aty, ndërmjet të tjerave, fshihet realiteti brenda PD-së: mungesa e demokracisë së brendshme, moskryerja e zgjedhjeve të lira, pra instalimi i diktaturës. Një parti e tillë, në një shtet demokratik, do të ndalohej me dhunën e ligjit.

Fshehja e realitetit dëmton rëndë përpjekjet për demokratizimin e vendit. Duhet vënë diagnoza e sëmundjes së PD-së, që të shërohet, të rilindë PD-ja, partia jonë që rrëzoi komunizmin në vitin 1991.

Qëllimin i mirë i “shtensionimit të situatës në Shqipëri”, i ndërrimit të lidershipit, i zgjedhjeve të lira etj., arrihet vetëm duke vendosur lirinë dhe demokracinë, brenda vetë partive politike.

Amnezia e farsës së votimit të hapur

Z. Selami duket sikur ka amnezi (harresë patologjike) të realiteteve, megjithëse i ka vuajtur edhe vetë, e personalisht. Kështu, i pyetur për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të PD-së, më 5 mars 1995, ai shprehet në Intervistë, si vijon: “u shpreh mendimi i Kuvendit të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike, të cilin unë gjithmonë e kam respektuar pavarësisht se nuk kam qenë dakord me të”.

Na thotë se qenka shprehur mendimi i një forumi, pavarësisht se aty u bë shkelje e bazave të demokracisë: u bë votim i hapur, me ngritje dore, për shkarkimin e tij, të vetë z. Selami! Kjo gjë ishte në kundërshtim të plotë me statutin e PD-së, por edhe me çdo statut të çdo partie demokratike. Ai votim të kujtonte përjashtimet e “armiqve të partisë”, të bëra nga Enver Hoxha, në mbledhjet e tija perverse të Komitetit Qendror të PPSh-së, ku drejtues të lartë të partisë, komunistë e krijues të saj, përjashtoheshin me votime të hapura, e tek dera i priste “Gazi” i sigurimit (emri popullor i asaj kohe, i fuoristradave të policisë politike komuniste), që i çonte në burg e në pushkatim. Z. Selami nuk e priti Gazi i Sigurimit, sepse nuk ishte më në modë, por e priti pushkatimi politik: izolimi tërësor, largim edhe i miqve të afërt, saqë i numëronte me gishta njerëzit që kishin guximin t’i flisnin me gojë; e pritën sharjet e berishistëve militantë, në çdo lokal ku guxonte të ulej për të pirë një kafe etj. etj.. Ai, z. Selami u detyrua të largohej nga vendi, sepse qëndrimi i mëtejshëm në Shqipëri, iu bë i padurueshëm, dhe edhe i rrezikshëm.

Z. Selami, demonstron dhe një fshehje të realitetit të zhvillimeve që pasuan.

PD aktuale qelbet nga diktatura

Në Intervistë, z. Selami thotë: “Z.Nano është votuar si kryetar i PS dhe z.Berisha si kryetar PD. [...] Dilema është që janë të votuar dhe rezultati dhe praktika është këto njerëz megjithëse nuk kanë qenë të suksesshëm dhe vazhdojnë të votohen”.

Jo, ata nuk janë votuar, por janë imponuar—ky fakt shpjegon “dilemat”.

Dëgjojmë rëndom nga militantët e të dy krahëve, po të njëjtën gjë: “Berisha (Nano) merr votat, e demokracia është votë”. Në PD (natyrisht edhe në PS, por po ndalojmë tek partia që e njohim me hollësi, e direkt), ka vite që praktikisht nuk ka votim, por një farsë. Pas humbjes së referendumit (6 nëntor 1994), në PD u vendos praktikisht një diktaturë. U ndalua debati në forumet (në kryesitë, në aktivet, në seksionet, në kongreset etj.), duke kërcënuar bartësit e mendimeve ndryshe, me përjashtime, me dëbime, me ngrirje, deri dhe me cenime të integritetit fizik të “guximtarit”. Vendimet e forumeve u zëvendësuan me vendime individuale të kryetarit, z. Berisha. Zgjedhjet në parti nuk bëhen më nga poshtë lart, por janë zëvendësuar me emërime nga lart poshtë, direkt nga z. Berisha, mbi bazën e një rrjeti të tij brenda PD-së, rrjet i cili varet prej tij personalisht, rrjet që asfikson forumet e PD-së. Natyrisht, inskenohen votime, njerëzit në parti bëjnë sikur votojnë.

Vetëm brenda 10 vjetëve të para të “demokracisë alla berishizëm”, nga kongresi i parë i PDSH (shtator 1991) e deri në fundin e vitit 2002, vetëm lart, nga 18 anëtarët e parë të kryesisë së partisë (PDSH), u hoqën si “armiq” apo si “deviatorë”, 13 vetë (Ceka, Demeti, Hajdari, Imami, Kopliku, Meksi, Pashko, Ruli, Selami, Toto, Uka, Vejsiu dhe Zogaj )—besoj se berishizmi ia kaloi edhe enverizmit, në diktaturën e tij brenda partisë. I vetmi, e përsërisim, i vetmi nga “18 të parët”, që ka 16 vjet anëtar i vazhdueshëm i Kryesisë, është z. Berisha.

Një parti e tillë është e ndaluar me ligj

Gjendja e demokracisë së brendshme në PD, është antiligjore. PD aktuale do të ndalohej në një shtet demokratik, në një shtet që zbaton ligjet, si ai ku jeton z. Selami (Amerika). Po, po, do të ndalohej. Ja se ç’shkruhet në Kushtetutë dhe në Ligj (ligji Nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”), në tonat:

Kushtetuta:

NENI 9

1. Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet demokratike.

2. Partitë politike [...] veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen [...] krahinore [...] që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, [...] janë të ndaluara sipas ligjit.”

Ligji:

“Neni 6

Nuk lejohet krijimi i një partie ose ndalohet veprimtaria e saj :

[...]

c) kur qëllimet e veprimtaria e saj vijnë në kundërshtim me parimet kushtetuese [...]

ç) kur organizimi i saj i brendshëm është në kundërshtim me parimet demokratike si : ndërtimi nga poshtë lartë i partisë, zgjedhjet e brendshme demokratike për forumet e partisë, e drejta e shprehjes së mendimit për çdo anëtar, liri hyrje e dalje nga partia, deklarim dhe lejim i kontrollit në përdorimin e burimeve dhe mjeteve financiare [...].

Këto janë ligjet, dhe këto janë realitetet e moszbatimit të tyre.

Bashkim Kopliku

10.3.2007

Bashkim Kopliku
Phone: +355(0)52 23663
Mobile: +355(0)682200590
E-mail:[email protected]com>
optional [email protected]com>;

Continua a leggere

Pubblicato in Senza categoria

Intervistë e Eduard Selamit

Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami i ka ngarkuar qeverisë së kryeministrit Sali Berisha, përgjegjësinë për ecurinë e procesit zgjedhor vendor të 18 shkurtit. Selami dha një intervistë në TCH, në emisionin “Top Story”. Ai tha sa i përket institucioneve, se është për t’u shqetësuar, përpjekja e PD për t’i minimizuar dhe për t’i mare frymën institucioneve të caktuara. Por, ai nuk la pa përgjegjësi në zhvillimin politik të vendit të gjithë politikën. “Qeveria është ajo që është përgjegjëse e drejtpërdrejtë. Por, mos harrojmë që komuniteti ndërkombëtar vlerëson që të dyja palët dhe unë bashkohem që kanë përgjegjësitë e tyre dhe nuk mundesh dot të tregohesh i papërgjegjshëm, thjesht se mendon se përgjegjësia do t’i akumulohet dikujt tjetër”,- tha Selami, i cili u shkarkua si kryetar i PD-së, 10 vjet të shkuara.
Në datën 5 mars të vitit 1995, zoti Eduart Selami përjetoi ditën e tij të fundit si kryetar i Partisë Demokratike. Duhet të themi zoti Selami, që nuk ka qenë një ditë fort e këndshme.

Eduart Selami: Po, varet nga ç’këndvështrim e shihni. Po patjetër, s’mund të ishte një dite e këndshme. Megjithëse mund të them që ishte një ditë e rëndësishme ku u shpreh mendimi i Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike, të cilin unë gjithmonë e kam respektuar pavarësisht se nuk kam qenë dakord me të, është vendim i marrë prej tyre.

Zoti Selami, e di që është një kohë e largët dhe shumë kujtime janë fshirë. Megjithatë, cilat qenë arsyet që detyruan një person me karrierë aq të lartë politike ta braktisnin atë?

Eduart Selami: Unë nuk do ta quaja braktisje, por gjëja që mua më ka mbetur në mendje dhe që duhet theksuar është fakti që ai ishte një proces, ku unë si kryetar i PD, pas humbjes se referendumit, së bashku me miqtë dhe shokët e mi ishim në rrugën më të mirë për të dalë nga kjo dhe për të institucionalizuar demokracinë. Kështu që ajo që unë propozova në atë kohë për kalimin e Referendumit e Kushtetutës në Parlament, mendoj se ishte rruga më e mirë për ta zgjidhur në mënyrë institucionale këtë problem të rëndësishëm, siç ishte Kushtetuta. Ky mendim nuk u nda nga shumica, kështu në këtë pikë u shkua përtej. Mua më vjen keq që, nga një debat për një problem parimor siç ishte, Kushtetuta u kthye në një debat për karrierën time politike. Unë e gjykova se ishte një qëndrim për karakterin kulturor, që të provohej edhe njëherë që ajo çfarë unë kisha bindje, qoftë dhe e gabuar, që duhej kaluar Kushtetuta në Parlament, t’i jepej një shans për t’u debatuar. Kështu që, qëndrova në atë gjë dhe kjo solli një konfrontim të asaj natyre

Për shumë vetë që e kujtojnë atë kohë, por edhe për ata që nuk e kujtojnë atë kohë. Ju kërkuat dorëheqjen në janar të vitit 1995, pasi kërkuat unifikimin e postit të kryetarit të PD, me atë të Kryeministrit, një gjë që edhe atëherë u refuzua nga Këshilli Kombëtar dhe më pas u interpretua nga kritikët tuaj, sikur ju donit të zinit postin e Kryeministrit. Megjithëse nuk u pranua ideja juaj, zoti Berisha sërishrefuzoi të pranojë dorëheqjen tuaj. Përse e bëri zoti Berisha në atë moment, duke parë që gjërat pak muaj më vonë do të përkeqësoheshin. Përse zoti Berisha kërkoi që ju të mos largoheshit nga PD, megjithëse ideja juaj u hodh poshtë?

Eduart Selami: Kjo është një pyetje, ku pjesa e dytë më tepër i takon zotit Berisha. Unë nuk e di se kush ishin motivet e tij, por për të qene konsekuent në atë çfarë thashë më përpara, është e vërtetë që unë kërkova afrimin dhe bashkimin e postit të kryetarit të partisë me atë të Kryeministrit, si një rrugë të kërkimit më të mirë për të bërë një kalim institucional dhe reflektim pas Referendumit. Kjo u hodh poshtë nga Këshilli Kombëtar, dorëheqja ime kishte të bënte me faktin që unë nuk doja që kjo të perceptohej si një përpjekje për të zënë pozicionin e kryeministrit, por thjesht si një përpjekje për të gjetur rrugën më të mirë dhe më të mundshme për të kaluar këtë krizë.

Në fakt, 10 vjet më vonë, në 2005, PD merr një vendim që ju e propozuat atëherë. Para zgjedhjeve të 3 korrikut, kur PD u rikthye në pushtet, u mor vendimi politik që posti i Kryeministrit të unifikohej me postin e kryetarit të partisë. Ju duket disi ironike një vendim i vonuar, megjithëse i drejtë?

Eduart Selami: Nuk mendoj. Unë mendoj që 10 vjet më vone ideja është pranuar, megjithëse kushtet janë të tjera dhe unë përsëri them që është një ide, e cila në sistemin politik që ka Shqipëria, është mbase ideja me e saktë.

I rikthehemi janar-marsit 1995, kur ju, në pak javë patet disa ulje dhe ngritje në raportet tuaja të brendshme me PD dhe në veçanti me zotin Berisha. Ju kaluat krizën e janarit dhe në shkurt, në një deklaratë në Shkodër do të kërkonit publikisht që Kushtetuta, përpara se të kalonte në Referendum, të kalonte në Parlament. Menjëherë pas kësaj u përballët me zemërimin e zotit Berisha, i cili më pas propozoi dhe largimin tuaj. Përse pranuat të ishit Kryetar i PD?

Eduart Selami: Mua nuk më ka bërë asnjëherë përshtypje që jam kryetar i PD, nuk e kam parë karrierën politike në kuptimin klasik të saj. Kam hyrë në

politikë rastësisht, si një pjesë e brezit tim, me detyrimin historik dhe me idealizmin për kontribuar në rrëzimin e komunizmit. Ky idealizëm dhe ky përkushtim idesh më ka ndjekur në atë rrugë të shkurtër që unë kam bërë në jetën politike në Shqipëri. Për mua nuk kishte rëndësi nëse isha kryetar apo rrezikoja postin e kryetarit, për mua kishte rëndësi konfrontimi që Shqipëria kishte për shkak të luftës së brendshme. në demokraci duheshin të dyja palët të bashkëpunonin, prandaj edhe pse ishte ide e Partisë Socialiste, pata guximin qytetar që të rrezikoja pozicioni tim. Për mua nuk përbën një rrezik të madh për të marrë një ide racionale të opozitës dhe për ta sjellë. Nuk u pranua siç thashë dhe fatkeqësisht kaloi në një drejtim tjetër. Ky është një pozicion që e zgjodhi zoti Berisha, nuk ka asgjë për t’u diskutuar më tej në këtë pikë.

Largimi dhe jeta juaj në distancë nga Shqipëria, është përzierë nga shumë mistere. Shumë vetë kujtojnë një mbledhje të ashpër të kryesisë së

PD dhe replika të ashpra të ish-presidentit Berisha me ju. Si e kujtoni atë ditë?

Eduart Selami: E kujtoj një ditë, që mendoj se do të ishte më mirë që të kthehej thjesht në ato që unë propozoja dhe në alternativat që jepeshin dhe jo të merresh me të jesh apo të mos jesh Kryetar. Në këtë pikë mendoj se ai kërcënim, që nëse “ti nuk kthen mendje, t’i largohesh si kryetar” mua në brendësi më dukej shumë për të qeshur, jo se nuk e kisha marrë seriozisht, atë post, por më e rëndësishme ishte bindja për të bërë diçka të mirë për demokracinë dhe procesin e Shqipërisë. Në këtë pikë vlera që kam nxjerre personalisht, nga keto deshtime është se njeriu meson dhe reflekton ndaj tyre. Përsëri mendoj që edhe pse ra ideja poshtë, unë fitova atë çka është bindja dhe zbulimi i karakterit tim që kur t’i mendon që ideja është me e rendesishme se pozicioni, duhet të luftosh për të. Unë pashë që ishte e vlefshme për të luftuar, që partia të hapet, të kthehet në një platforme rrahjesh idesh dhe kush ka argumentat me të mëdha, të fitoje. Fatkeqesisht nuk mori këtë rrugë, por mos harrojme se ishin edhe hapat e para dhe unë asnjehere nuk u largova nga deklaratat e mia të para. U bera thirrje perkrahesve të mi në atë kohë, që të vazhdonin të qendronin në PD dhe të kerkonin reformimin, sepse ideja ime nuk ishte thjesht për një pozicion, sepse e kisha pozicionin e nderuar të Kryetarit të Partisë. Ideja ime ishte që kjo parti të hapej, që kjo parti të kthehej në një platforme ku demokracia e brendshme të kontribuonte në një, demokracine e Shqipërise.

Pika e fundit që lidhet me të shkuarën tuaj në PD, është dita që u shkarkuat. Çfarë ndjetë për këtë parti që e bashkëthemeluat me shumë të tjerë, në momentet që kjo parti u nxori jashtë?

Eduart Selami: Deklarata e pare ishte ajo që u bëra simpatizanteve të mi, që të qendrojne në PD dhe se bashku të bejme reformimin e saj. Kuptohet, që ndjeva një zhgenjim dhe kuptova që rruga për në demokraci dhe për reformim është një rruge me e gjate se ç’mendova unë në fillim dhe si çdo shqiptar, nuk kishim ekspozim të demokracise dhe mesonim duke ecur. Mendova që kjo rruge do të ishte e gjate dhe nuk do të ishte një rruge që do të ishte e lehte për PD dhe për Shqiperine. Koha tregoi që vleresimet e mia ishin të drejta. Kam parasysh 1996, që solli 1997 e më tej…

Pra, ju thoni që ato që ju paralajmëruat, ishin alarmet që duhet të ishin ndezur nga PD, për ngjarjet e 2 viteve që e pasuan?

Eduart Selami: Nuk mendoj se kishin lidhje të drejtpërdrejt,e por tendenca ishte e kesaj natyre. Një gjë është universale: Nese nuk mbahen parasysh ato parime dhe nese nuk mbahet një fryme e brendshme demokratike në një force politike, në një system dhe një shoqeri të hapur, kuptohet që aksidente do të kete. Në një shoqeri të hapur duhet të jete kontributi i të gjitheve dhe kujdesi i të gjitheve, sepse 1997-a… Shanset për të ecur në një shoqeri demokratike jane të medha dhe po kaq të medha jane edhe shanset për të deshtuar, nese humbet busulla dhe humbet pergjegjesia.

Jemi në mars 2007 dhe ka kaluar një dekade, nga ato dite mbrapshta për Shqipërinë dhe për historinë e shqiptarëve. Çfarë ndjetë kur u kthyet, ose përse u kthyet në ato ditë në Shqipëri?

Eduart Selami: Sepse situata u acarua dhe unë isha pjese, isha në një program në Columbia University në Neë York City dhe se ndjeja pergjegjesi pavarësisht se isha larguar, kur shihje se Shqiperia fatkeqesisht, ishte në faqer të pare të “Neë York Times” gazetës me të madhe në SHBA, një nga gazetat më me influence të botës. Për të shmangur një katastrofë, që dukej se po vinte. Fatkeqesisht, gjerat levizen shume shpejt. 1997 është ajo që është dhe duhen nxjerre mesime nga 1997, që ajo mos të perseritet më dhe duhet ecur dhe të shikohet në të ardhmen.

Per një njeri me një memorie politike duhet t’u kujtohet një interviste juaja e rrallë për “Zërin e Amerikës” për ngjarjet e vitit 1997, nder të tjera, ju kerkuat largimin e zotit Berisha. Perse e kerkuat?

Eduart Selami: Për të rikujtuar ato kohe, sepse ika me mendimin se zoti Berisha nuk ishte në kontakt se situata po perceptonte shume shpejt në (disavantazh të tij kështu në këtë aspekt një njeri që ishte si unë, një njeri i matur dhe një nga miqtë e tij më të afërt, dola në “Zërin e Amerikës” për t’i tërhequr vemendjen për të bërë diçka, sepse po t’i rikthehesh kohës, protestat sa vinin dhe zienin. Zoti Berisha u zgjodh President dhe ishte një farë zhgënjimi për të parë se sa i izoluar dhe se sa jashtë realitetit ishim, gjë që ndodh kur je aq larg, në mënyre ironike, sepse je rrethuar nga njerëzit e t’u që thjesht të shkëpusin nga realiteti. Unë kam qene vete në këtë gjendje. Kjo ishte arsyeja jo thjesht, një revansh për të tërhëqur vëmendjen që gjerat po shkojnë larg dhe fatkeqësisht kjo ndodhi.

Meqenëse jemi në 10-vjetorin e ngjarjeve të vitit 1997. Cilat ishin arsyet kryesore dhe si mendoni, a janë nxjerrë përgjegjësitë për ato ngjarje të renda për kombin tone dhe për vete historinë e shtetit shqiptar?

Eduart Selami: I takon dhe janë bërë vlerësime të ndryshme. U takon shume njerëzve që ishin të pranishëm në atë kohe sepse unë, isha shkëputur dhe isha në Amerike. Janë nxjerre disa mësime, por fatkeqësisht simptomat e një fryme konfliktuale që solli 1997 ndihen ende. Një krize që të kujton 1997, por jo në në përmasat e 1997, në sapo e kaluam. Këto për të mësuar nga gabimet e përbashkëta, ashtu siç bëjnë njerëzit serioze dhe njerëzit e suksesshem. Ashtu edhe kombet duhet të reflektojnë tek kjo dhe ky reflektim mos të jete për të dënuar njeri-tjetrin, por për mos të përsëritur gabimet e të kaluarës. Dhe, kjo nuk do të thotë t’i shmangesh përgjegjësisë. Përkundrazi, unë mendoj se një nga të metat e politikes shqiptare është se ka mungesë në përgjegjësi dhe dhënie llogarie, në kuptimin e mirë të fjalës. Por, ajo që është më mirë, është për të gjetur rrugë, për t’i kthyer këto dështime në hapa për një sukses.

Siç e thatë, e shkuara shërben për të analizuar të tashmen. Kanë kaluar 10 vjet nga 1997 dhe 12 vjet nga largimi juaj, nga radhët e PD. Mazhoranca e kryesuar nga PD kaloi një sfidë jo të lehte elektorale, një humbje të konsiderueshme në të gjithë qendrat urbane dhe të mëdha të vendit, përjashtuar Shkodrën dhe Sarandën. PD dhe aleatet humben në Tirane, por edhe në Elbasan, Durres, Korçe, Pogradec, Fier, Lushnjë, Berat. Pra, të themi një harte elektorale disi e përmbysur, sa për shume analiste kujton vitin 1991, që edhe pse PD humbi në 31 mars, fitoi të gjithe zonat urbane, çka që një parathënie për 22 marsin e vitit 1992, ku PD regjistron bazuar në 31 mars 1991, fitore të madhe historike dhe një force politike antikomuniste erdhi në pushtet. A ka një momente reflektimi dhe analize që duhet beje PD, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 18 shkurtit 2007?

Eduart Selami: Patjetër! Për mendimin tim, humbja me e madhe nuk ishte humbja në qytetet kryesore, por vlerësimi i komunitetit ndërkombëtar se Shqipëria humbi një shans historik, pas së cilës pavarësisht që mund të jesh dakord ose mund të mos jesh dakord. Ky vleresim vertet është një humbje për të gjithe palet dhe reflektimi duhet të jete nga të gjitha palët. Një muaj me pare sugjerova dhe vazhdoj të theksoj nevojat që forcat politike shqiptare duhet të bashkepunojne me njera-tjetren, kjo është një shoqeri e hapur që ka nevoje për të dy forcat, për poziten dhe opoziten. Për mua shqetesimi është për zgjedhjet e ardhshme, që të jene të lira dhe të ndershme, që Shqiperia të afrohet një hap me perpara në strukturat euroatlantike, e cila është endrra që ne, une, në atë kohe, ju si studente, rrezikuam jeten tone kunder diktatures me të eger dhe jemi akoma në procesin e integrimi. Këtu e shoh atë problemin dhe thelbin kryesor dhe nuk e shikoj që ka një reflektim. Për mua fatkeqësisht, në keto zgjedhje, me vleresimin që ka bërë komuniteti nderkombetar, humbesi i madh është procesi i Shqipërise. Humbesit e medhenj jane shqiptaret.

Cili është pergjegjesi kryesor, sipas jush, në këtë deshtim të radhes në arritjen e standardeve evropiane të mbajtjes se një procesi zgjedhor?

Eduart Selami: Çdo njeri në politike ka në njëfare mase pergjegjësite e tij dhe gjithkush e shikon reflektimin e tij, por në një shoqeri të hapur demokratike, pergjegjësia është e dyanshme. Qeveria është ajo që është pergjegjese drejtperdrejte. Por, mos harrojme që komuniteti nderkombetar i vlereson që të dyja palet dhe une bashkohem, kane pergjegjësite e tyre dhe nuk mundesh dot të tregohesh i papërgjegjshem, thjesht se mendon se pergjegjësia do t’i akumulohet dikujt tjeter.

Fakti që ne pyesim për analizën e rezultateve të 18 shkurtit, të dyja palet mungojne ta bejne këtë analize të plote të rezultatit dhe ta lexoje atë ashtu siç duhet. Kembëngulja e opinionit është, perse PD arriti këtë rezultat?

Eduard Selami: Po, ky është një problem, siç the, që PD nuk ka reflektuar dhe nuk do të bëjë analizë. Ky është një problem. PD gjithmonë ka bërë analiza, pavarësisht nëse mund të jesh dakord ose të jesh dakord me rezultatin e këtyre zgjedhjeve, ato gjithmonë kanë bërë dhe do të bëjnë analiza. Sepse, mos të harrojmë, që është forca kryesore politike, duke mos qenë e përsosur dhe për një korrektësi, unë nuk jam përjashtuar nga PD.

Zoti Selami, me beri pershtypje komenti juaj, që zerat se fillimi i ri dhe vazhdimi i avazit të vjeter, sa vijne dhe po forcohen. Mund të na sqaroni se çdo të thote kjo?

Eduart Selami: Pikerisht kritikat që zoti Berisha nuk ndryshon, pra që PD nuk ndryshon, për atë gjithe skepticizmi dhe mosbesim që vjen nga pozita, e cila duhet kuptuar që është një lojë politike që behet në çdo vend. Por, kjo fatkeqesisht behet me ashper dhe merr ngjyra me të forta në Shqiperi dhe mendoj që jane zera që jane pak të ngutur dhe që duhet lene njëfare kohe, duhet krijuar një fryme e qete, ku demokracia dhe liria të ecin dhe perparojne. Fatkeqesisht, kjo qetesi mungon në Shqiperi. Ka forca dhe individe të caktuar që nuk duan që kjo qetesi të jete sepse kur ka qetesi, ateherë duhet të konkurrosh me alternativë, të konkurrosh me ide, të konkurrosh me forcimin e institucioneve, të mbash premtime dhe jo thjesht të hidhen fjale në ere e të mbingarkohet opinioni me premtime të mbajtura dhe të pambajtura. Nga vizita e ime e fundit, që kisha 10-vjet pa shkuar, jane po ato probleme dhe nuk është se ka qene vetëm PD në pushtet.

Ne momentin që ju keni ardhur, ka qene nentori 2006. Ju gjetët Shqiperine të pandryshuar në problematiken e saj, gjetet një politike konfliktuale, gjetet institucionet në konflikt në perballje me njeri-tjetrin, qeveria me Presidentin, qeveria me Prokurorin e Pergjithshem, konflikte te hapura persa i perket hierarkise në strukturat e drejtesise. Pra, në njëfare menyre mos kane të drejte skeptiket, kur thane që në Shqiperi nuk kane mundësi të ndryshojne partite, pasi gjendja mbetet po ajo? Pra, problemi është tek idete apo tek individet?

Eduart Selami: Pyetje shume e drejte. Siç e thashe nga ana tjeter pashe edhe gjera pozitive. Pashe iniciativa private, qytetaret shqiptarë, shoqeria shqiptare, shtypi është emancipuar dhe është perpara. Për mendimin tim personal, duhet që klasa politike t’i afrohet kesaj madje, t’i paraprijë dhe jo të mbahet peng në atë konflikt, ku me të drejte një pjese e njerezve mendojne që nuk ka rendesi se kush e bën rokaden. Janë po ato njerez, jane po ato probleme, me ndryshime shume të vogla, që po prodhojne po ato rezultate në këtë drejtim. Persa i perket institucioneve, unë e kam thene edhe perpara në zgjedhjet e 2005, që ato janë të brishta, kështu që lufta midis institucioneve, është e dobishme dhe shenjë shëndeti në një shoqëri demokratike. Ajo çka them unë, se është për t’u shqetësuar, është perpjekja e PD për t’i minimizuar dhe për t’i mare frymen institucioneve të caktuara. Ky është një proces që duhet ecur dhe ky vjen mirë me një bashkëpunim të dy forcave politike.
Continua a leggere

Pubblicato in Senza categoria