Metodat e Studimit ne Shkencen Politike Krahasuese

Metodat e studimit në politikën krahasuese (ligjërata nga B. Zeneli)
Cfarë ndan politika krahasuese me shkencën politike përsa i takon metodave? Fazat kryesore nëpër të cilat ka kaluar zhvillimi shkencor në fushën e politikave krahasuese. Sipas Feraj – Kapitulli 3, 4, dhe 10 dhe Mayer kapitulli 2
(Bazuar në tekstin e Mayer) Siç edhe e theksuam në leksionin e kaluar, duke ditur se përpjekja shkencore sjell një nivel të lartë të legjimititetit, të paktën në shkencat ekzakte, në vitet 1950-të shumë shkencëtare politikë, së bashku me shkencëtarë të tjerë socialë, ndërmorën një përpjekje për të transformuar fushën e tyre në një të atillë që do të gëzonte të mirat e shumta të respektimit shkencor. Politika krahasuese, deri atëherë konsideruar gjithmonë si nën-fushë e shkencës politike, luajti një rol udhëheqës në këtë përpjekje.[1] Duke vepruar kështu, shumë prej studiuesve në krye të politikës krahasuese u përpoqën të transformonin rrënjësisht nënfushën e tyre në një pjesë integrale të shkencës politike “shkencore”. Kjo përpjekje pati vetëm sukses të moderuar dhe e la fushën e politikës krahasuese të përçarë dhe pa një sens të pranueshëm nga të gjithë përsa i takonte identitetit të saj.
            1 – Mosmarrëveshja themelore në politikën krahasuese: fusha duhet përkufizuar nga qëllimi i saj – të bëjë shkencën politike të respektueshme nga ana shkencore – ose nga subjekti i saj – kombet përveç SHBA-së.[1] Këto dy perspektiva përmblidhen në Tabelën 1-1.

TABELA 1-1 Dy perspektiva për Politikën Krahasuese

Perspektiva Tradicionale – subjekti
Perspektiva Shpjeguese – qellimi
Përkufizimi
E pëkufizon fushën gjeografikisht si studimi i qeverive të huaja
E përkufizon fushën si një metodë të aplikimit të përgjithsimeve shpjeguese brenda një shumëllojshmërie sistemesh kombëtare ose të përgjithësimeve për ndikimin që kanë vetitë e sistemeve të plota mbi këto përgjithësime
Hipoteza
Pranon si hipotezë se meqë fenomenet politike janë të veçanta, nuk ka kuptim t’i përgjithësosh, sepse ato janë të pandashme nga modeli i faktorëve të tjerë në atë kontekst
Pranon si hipotezë se mund të bëhen përgjithësime kuptimplote rreth fenomeneve politike pavarësisht nga konteksti i zhvillimit të tyre
Qëllimi i analizës politike
Qëllimi i analizës politike është në thelb përshkrues. Metoda shkencore është e papërshtatshme për studimin e sjelljes njerëzore
Qëllimi i analizës politike është shpjegues. Struktura e shpjegimit shkencor aplikohet në studimin e politikës me disa modifikime
Fokusi
E fokuson vëmendjen në strukturat e përcaktuara kushtetueshmërisht në fuqitë kryesore perëndimore
Është e fokusuar në faktorët kontekstualë që dobësojnë kufijtë mes shkencës politike dhe shkencave të tjera shoqërore.
Formati i analizës
E paraqet analizën të bazuar vend për vend
E paraqet materialin në mënyrë tematike, duke përgjithësuar përtej kufijve kombëtarë dhe kulturorë
Qëllimi i analizës
Mbështetet në kuptimin përshtypjelënës të fenomeneve politike
Kërkon të mbledhë të dhëna të ndjeshme për të testuar propozimet që mund të përgënjeshtrohen nga këto lloj të dhënash
            Studiuesit që kanë ndërmarrë pozicionin e parë theksojnë procesin e përgjithësimit përtej kufijve kombëtarë dhe kulturorë – procesin e të qenit krahasues. Ata janë më pak të interesuar në kombe të dhëna si të tilla dhe më shumë në atë se si modele të fenomeneve politike shfaqen nëpër kombe të ndryshme.
Studiuesit që përqafojnë pozicionin e dytë kanë më tepër interes në hetimin e organizimit të faktorëve brenda një kombi. (ana e majtë e tabelës). Duke theksuar veçantësinë e secilit prej këtyre organizimeve, dhe duke theksuar se të kuptuarit e çfarëdolloj fenomeni shoqëror apo politik ndikohet nga sistemi kombëtar në të cilin shfaqet, ky grup studiuesish në të vërtetë mohon mundësinë praktike të përgjithësimit rreth fenomeneve të tilla përtej kufijve kombëtarë. Dikush nuk mund të përgjithësojë përsa i takon partive të organizuara në bazë të profesionit, për shembull, sepse vetë natyra e secilës prej këtyre partive është produkt i organizimit specifik të faktorëve historikë, gjeografikë, kulturorë dhe teknologjikë që përbëjnë kontekstin në të cilin secila shfaqet. Pozicioni i këtyre studiuesve është që kombet duhet studiuar një e nga një si një organizim i veçantë (unik) i fenomeneve.
            2. Natyra e studimit. Ata studiues që kërkojnë të transformojnë fushën në një me respekt shkencor të rritur theksojnë përpjekjen e përgjithësimit përtej kufijve kombëtarë dhe kulturorë si thelbin e asaj që politika krahasuese ka për të kontribuar për shkencën politike. Për ta, arsyeja e ekzistencës së politikës krahasuese gjendet në rolin e saj të zhvillimit të shpjegimeve të qëndrueshme përtej kombit për fenomenet politike.
Grupi i dytë thekson përshkrimin në thellësi dhe të kuptuarit impresionist të kombeve të ndryshme duke i marrë një e nga një në konsideratë. Ky grup hedh poshtë qëllimin shpjegues të politikës krahasuese si të parealizueshëm tani për tani. Për më tepër, ky grup argumenton se studentët e politikës krahasuese kanë aq pak njohuri themelore përsa i takon strukturave dhe proceseve të qeverive të huaja sa që çdo përpjekje për të folur teorikisht për modelet qeveritare në këto vende do të ishte i pakuptimtë. (A ESHTE E DREJTE KJO LLOJ PYETJE?) Dikush duhet të dijë fillimisht se si funksionojnë këto qeveri të ndryshme, përpara se të përgjithësojë për to. Kështu, edhe nëse zhvillimi i teorisë shpjeguese përtej kombit është i realizueshëm, marrja e informacionit për vendet e tjera duhet t’i paraprijë këtij qëllimi mendjemadh në nivelin universitar.
            3. Përkufizimi i politikës krahasuese është ndërtimi i përgjithësimeve të atilla që të aplikohen përtej kufijve të një vendi të caktuar – përgjithësime tejvendore. Kur këto përgjithësime dëftejnë logjikisht fakte ose ngjarje, atëherë këto fakte ose ngjarje “shpjegohen”.  Studimet që dalin nga vendet e vetme ose rajone të caktuara gjeografike mund të bëhen pjesë e ndërmarrjes së analizës së politikës krahasuese nëse ato inkuadrohen në terma të tillë teorikë që i bëjnë gjetjet e tyre potencialisht të aplikueshme në sisteme kulturore apo kombëtare të tjera dhe të ndryshme.
            Duke kërkuar të mbështesim qëllimin shpjegues më tepër se sa atë përshkrues të shkencës politike, për të cilin ajo është lavdëruar në erën e pas-Luftës së Dytë Botërore, politika krahasuese është bërë e vetmja nënfushë e shkencës politike që përkufizon vetveten më tepër metodologjikisht se sa nga lënda e subjektit që ka nën studim. Mbështetësit e kësaj pikëpamje argumentojnë se analiza e politikës krahasuese është një metodë, e cila luan një rol të paçmuar në ndërmarrjen për të ndërtuar një teori shpjeguese të respektueshme shkencërisht bazuar në fenomenet politike. Është e rëndësishme të kuptohet logjika e këtij argumenti në mënyrë që të kuptohet qëllimi i brendshëm i gjithë zhvillimeve në politikën krahasuese.

LOGJIKA E ANALIZËS KRAHASUESE

Argumenti i paraqitur këtu është se analiza krahasuese përbën një nga tre metodat që përdoren për të mbikaluar problemin kryesor në formulimin e shpjegimeve shkencore në procesin e kërkimit shkencor social: faktin që fenomenet shoqërore dhe politike janë produkt i më shumë faktorëve se ç’mund të analizohen në një studim të dhënë.[2] Për shembull, nëse dikush do të donte një shpjegim tërësor të mbizotërimit të dhunës politike në një sistem të veçantë, ky person duhej të gjykonte jo vetëm ndikimin e faktorëve siç mund të jenë të gjitha aspektet e historisë, kulturës, strukturave politike dhe shoqërore, demografisë, si edhe gjeografisë, por edhe atë të sjelljes dhe ndërveprimeve të çdo pjesëmarrësi domethënës në ngjarjet që janë për t’u shpjeguar. Një detyrë e tillë do t’i kalonte caqet e gjithë punës që mund të kryejë çfarëdolloj studiuesi gjatë jetës së tij/saj. Kështu, në shkencat shoqërore, vetëm disa prej faktorëve shkakorë potencialë merren në analizë, dhe të gjitha shpjegimet janë të paplota, ndërsa në shkencat natyrore apo fizike, shpjegimet janë shumë më të plota. LIDHE ME IDETE E HEDHURA NE LENDEN DHE PUNIMET PER SHKRIMIN AKADEMIK.
            Sidoqoftë, struktura e çfarëdo shpjegimi të respektueshëm shkencor është e njëjtë pavarësisht nga subjekti. Fenomeni për t’u shpjeguar paraqitet si një rast i veçantë i përgjithësimit të lidhjes mes koncepteve apo kategorive të fenomeneve. Për shembull, marrim me mend se fakti për t’u shpjeguar është votimi për Partinë Laburiste nga një emigrant indian në Britaninë e Madhe, një person, statusi ekonomiko-shoqëror i të cilit është dukshëm i klasës së ulët. Dikush mund ta “kuptojë” një votë të tillë si rast të veçantë të premisës se njerëzit e klasës të ulët nga minoritetet e shtypura nga pikëpamje etnike apo e racës kanë tendencën e votimit për partitë e majta. Meqë ky individ i takon këtij minoriteti në këtë kontekst, dhe meqë Partial Laburiste është alternativa më praktike e së majtës politike, rasti “shpjegohet” shkencërisht nga kjo premisë e përgjithshme. Rasti individual mund të jetë rrjedhojë llogjike nga premisa e përgjithshme në atë që nëse premisa ështe e vërtetë, ky rast përbën atë që dikush duhet të konkludojë në mënyrë llogjike në të tilla rrethana. Një premisë e tillë shpjeguese nga jep bazën mbi të cilën mund të parashikojmë sjelljen e rasteve të tjera të cilat ende nuk janë verenjtur. Po të marrim të vërtetë premisën e mëparshme, për shembull, do të ishte logjike të mendohej që klasat e ulta hispanike[2] dhe zezake në SHBA do të votonin për Partinë Demokratike.
            Në tërësi, një premisë si kjo dedukton shkakësim. Deduksioni është procesi mendor i të shkuarit nga diçka që vërehet drejtpërsëdrejti në një konkluzion të interpretueshëm. Deduksioni në këtë rast ka të bëjë diçka me karakteristikat thelbësore të të qenit minoritet i shtypur dhe me të votuarit për një parti të së majtës në atë që karakteristikat e së parës shkaktojnë të dytën. Në këtë rast, ndërtimi i teorisë shpjeguese na lejon të arrijmë në deduksione nga grupi i kufizuar i vëzhgimeve të drejtëpërdrejta në një klasë infinite të parashikemeve në rrethana të dhëna.
            Aftësia për të parashikuar bazuar në shpjegim është një nga mënyrat e dallimit të shpjegimit që është shkencor nga ai që është sofist apo jo si pasojë e shkakësimit aktual. Një shpjegim që shkakton parashikime të sakta është i testueshëm (i provueshëm). Ne e pranojmë si tentativë një shpjegim deri atëherë kur parashikimet e nxjerra llogjikisht prej tij janë konform realitetit të vëzhgueshëm. Një premisë apo teori nuk mund ta vërtetojmë sepse, meqë teoritë shkencore i referohen një të ardhmjeje të pafundme (infinite), ne kurrë nuk arrijmë të shohim të gjitha provat në lidhje me të[3]. Megjithatë ne mund të përcaktojmë kriteret për të mos vërtetuar çfarëdolloj premise apo teorie mbi bazën e mosgjetjes së fenomeneve që pritej të vinin si rrjedhojë logjike nga teoria. Kështu, rrëfimi biblik i krijimit, pa marrë parasysh gjykimet për vërtetësinë absolute të tij, zakonisht nuk konsiderohet shkencor prej studiuesve sepse si një ngjarje që ndodhi vetëm njëherë, nuk ka sjellë rrjedhime llogjike për gjetje të ardhëshme; për pasojë, në parim nuk është i hapur kundrejt përgënjeshtrimit. Pra, nuk ka të dhëna të bindshme për ta kundërshtuar apo debatuar këtë rrëfim.
            Mungesa e korrespondimit mes këtij modeli klasik të shpjegimit shkencor dhe çfarë mundësohet në studimin e fenomeneve politike duhet të bjerë në sy menjëherë. Shkenca politike është e zbrazur nga premisat e përgjithshme teorike nga të cilat dikush mund të deduktojë ndodhinë e domosdoshme të një ngjarje politike të domethënëse dhe për pasojë edhe komplekse. Arësyeja për këtë, siç u vu re, është se ngjarje apo sjellje të tilla janë produkt i shumë më tepër faktorëve seç mund arsyeshëm të përfshihen brenda çfarëdolloj premise apo studimi. – KRAHASOJE KETE ME HISTORINE MARKSISTE. Veprimi, qoftë edhe i një individi të vetëm, është produkt i çfarëdolloj numri dhe kombinimesh të pothuajse një numri dhe shumëllojshmërie të pafundme të përvojave dhe stimulit në jetën e atij personi. Shkaqet e ngjarjeve që janë produkt i ndërveprimit mes shumë individëve rriten ekSponencialisht.
            Pra, çdo premisë rreTh shkaqeve të sjelljes ose ngjarjeve politike mund të izolojë vetëm disa nga shkaqet kryesore të këtyre ngjarjeve, që do të mund të quhen të vërteta duke marrë parasysh që të gjithë faktorët domethënës me përjashtim të faktorëve të paanalizuar përjashtojnë njëri – tjetrin. Me fjalë të tjera, pretendimet për të vërtetën në shkencën politike janë të vërteta nëse të tjerat janë të barabarta. Kështu, shpjegimi i fenomeneve politike komplekse që mund të ofrojë shkenca politike janë gjithmonë të paplota. Parashikimet që dalin prej shpjegimesh të tilla janë ato që ne i quajmë propabilistike (të mundshme). Kjo do të thotë që ato më tepër parashikojnë atë që ndoshta do të ndodhë në rrethana të caktuara (me propabilitet domethënës më të lartë se shansi rastësor) se sa çfarë duhet domosdoshmërisht të ndodhë në ato rrethana. Struktura thelbësore e shpjegimit mbetet e njëjtë si në modelin klasik: deduktohet parashikimi i fenomenit për t’u shpjeguar nisur nga premisa e përgjithshme. Është pikërisht për sa i takon saktësisë së parashikimeve dhe tërësisë së shpjegimeve që shkenca politike ndryshon nga shkencat natyrore dhe modeli klasik i shpjegimit[4].
            Mungesa e tërësisë në shpjegimet tona vjen për shkak të prezencës të lartpërmendur dhe të paevitueshme të faktorëve të paanalizuar që ndikojnë mbi pasojat që duam të shpjegojmë. Rastet studimore shpesh nuk korrespondojnë me parashikimet apo pritshmëritë e dala nga një parim shpjegues për shkak të influencës të variableve të pashpjeguar. Hapi i mëtejshëm ështe në analiznë është gjetja e standarteve apo modeleve në këto raste devijuese dhe izolimi i ndikimit të një apo më shumë variableve të pa-analizuar më parë.
            Për shembull, dikush mund të zbulojë se ka një lidhje mes arsimimit dhe disa prej qëdrimeve politike, siç mund të jetë predispozita drejt tolerimit të personave me të cilët nuk bie dakort. Po ky kërkues mund të zbulojë se mes njerëzve të arsimuar që kanë një nivel të lartë tolerance, eksizton një grup jo-tolerant. Ky nën-grup devijues nga grupi i njerëzve të arsimuar mund të ketë një karakteristikë të përbashkët që në fakt mund të jetë shkaktarja e devijimit nga modeli. Atëherë mund të thuhet se arsmimi rezulton në tolerance kur disa orientime fetar e janë prezente por jo në prezencën e orientimeve të tjera. Duke marrë për shembull fenë, kemi dhënë një shpjegim njëkohësisht më kompleks dhe më të saktë.
            Dallimi mes shpjegimit në shkencat natyrore dhe në ato shoqërore apo bihevioraliste (të sjelljes) reflektohet në aftësitë që kanë shpjegimet në klasat përkatëse për të dhënë parashikime. Meqë fenomenet në shkencat natyrore mund të izolohen nga variable të tjera, parashikimet në këtë fushë mund të bëhen në mënyrë deterministe  (vendimtare). Kjo do të thotë që nëse teoria shpjeguese paramendohet të jetë e vërtetë, shkencëtarët mund të thonë në këto kushte se rezultate të caktuara duhet të pasojnë këtë teori.
Në shkencat sociale, sidoqoftë, studiuesit munden vetëm të parashikojnë me një shkallë të njohur propabiliteti të mundësisë së të qenit gabim, duke patur parasysh vertetueshmërinë e teorisë së tyre se rezultate të caktuara janë më të pritshme se disa të tjera. Këto lloj parashikimesh shkencore njihem me emrin parashikime probabilisitike (të mundshme). Forca shpjeguese e teorive mund të matet me shkallën e rritjes së korrektësisë së parashikimit kundrejt hamendësimeve rastësore. Shjegimet herë pas herë ofrohen për ngjarje komplekse me qëllim dhënien e përgjigjeve për shkaqet që sollën zhvillimin e ngjarjes. Këto lloj shpjegimesh megjithatë nuk rrisin aftësitë për të parashikuar zhvillime të tjera të pahasura më parë në këtë lloj ngjarje. Për shembull, nazistët në Gjermaninë e Republikës së Vajmarit i shpjeguan problemet ekonomike dhe politike të shoqërisë së tyre në termat e ndikimit të lartë çifut. Megjithatë ai shpjegim nuk mund të rriste aftësitë parashikuese të dikujt për të parashikuar vështirësi të ngjashme në shoqëri të tjera në bazë të përqindjes së çifutëve në popullsinë apo elitën e asaj shoqërie. Ndërsa shpjegimi i dhënë mund të ketë qenë i pranueshëm psikologjikisht për gjermanët duke pasur kështu edhe apel shpjegues  njëkohësisht, ky shpjegim nuk kishte fare forcë shpjeguese.
            Kështu i kthehemi pohimit të bërë në fillim të këtij seksioni se detyra e përllogaritjes për ndikimin e variableve të paanalizuar më parë është një nga kontributet më thelbësore për qëllimin e përgjithshëm të ndërtimin e një trupe për teorinë shpjeguese në shkencat politike. Tri metoda kërkimore themelore përdoren për të finalizuar këtë përpjekje. E para është kërkimi eksperimental. Edhe pse më e afërta ndër të trija me modelin e shkencave natyrore, (kjo metodë përfshin aplikimin e një variabli të pavarur në një grup eksperimental dhe tërheqjen e këtij variabli nga një grup kontrolli), kërkimi eksperimental ngre dyshime serioze përsa i takon realizueshmërisë apo prakticitetit në kërkimet politike. Metoda e dytë, dhe ndoshta më e përdorura në shkencën politike moderne, është përdorimi i statistikës, veçanërisht asaj deduktive. Statistika deduktive mund të shihet si në sistem për të parashikuar propabilitetin e gabimit kur bëhen deduksione për parametra (karakteristikat apo atributet e popullatës të cilës i referohemi) nga atributet e një kampioni popullate të mbajtur nën vëzhgim, apo kur deduktohet shkakësim nga një lidhje e vëzhguar mes dy ose më shumë variableve. Në shkencat shoqërore, kërkimi pothuajse gjithmonë bazohet në një kampion të një universi infinit, një univers të cilin kërkuesi kurrë nuk e vëzhgon drejpërsëdrejti. Çdo lloj kampioni, i zgjedhur rastësisht, mund të jetë pak a shumë përfaqësues i universit si tërësi. Nocioni i gabimit të kampionit i referohet realitetit sepse kampioni i marrë do të jetë pak a shumë përfaqësues i të gjithë universit dhe nuk nënkupton gabim. Mes burimeve të gabimit në deduksionet shkakore nga një marrëdhënie statistikore është fakti se kërkuesi është sërish duke punuar nisur nga një kampion dhe prezenca e paevitueshme e variableve të pa-analizuara.
            Analiza krahasuese mund të shihet si një metodë e tretë për të përllogaritur për variablet e pa-analizuar që e bëjnë përcaktorin “gjërat e tjera të qena të barabarta” pjesë të përhershme të premisave shpjeguese në kërkimin social. Analiza krahasuese si metodë në këtë sens mund të përkufizohet si ndërtimi i përgjithësimeve shpjegues që janë logjikisht të aplikueshëm në vend-vendosje të ndryshme kombëtare dhe kulturore njëkohësisht. Analiza krahasuese bëhet metoda e përshtatshme kur karakteristikat e vetë sistemit politik, dhe jo variablet e varur dhe të pavarur, janë faktorë të pa-analizuar më parë për të cilët dikush kërkon të japë shpjegime. Analiza krahasuese bëhet metoda shpjeguese për përgjithësimet e bëra për sistemet politike dhe shoqërore si njësi tërësore dhe për pasojë duke marrë parasysh atributet e kontekstit në të cilin sjelljet apo ngjarjet politike ndodhin. Mes këtyre faktorëve kontekstualë janë përvojat historike të një kombi, pozicioni gjeografik, strukturat sociale dhe kultura. Këto janë faktorë për të cilët emri i përveçëm i sistemit mund të përmbajë mbiemra, siç mund të jetë qëndrimi francez kundrejt autoritetit, segmentimi kulturor belg, etj. Mund të parashikohet që të tillë faktorë të kenë ndikim në reagimet e individëve kundrejt stimulit ose përvojës në formë të atillë që një individ në një mjedis të caktuar mund të reagojë ndryshëm kundrejt një përvoje të veçantë në krahasim me një individ në një mjedis tjetër. Analiza krahasuese kërkon të përgjithësojë ndikimin e mjediseve (vendvendosjeve) apo konteksteve në të cilat sjellja dhe ngjarjet politike ndodhin.
            Për shembull, ndjekja e rregullt e besimit fetar tenton të zhvillojë orientim konservator, dhe, deri tani vonë, gratë kanë patur tendencën për të qenë më fetare; kështu që gratë kanë qenë më konservative se burrat. Atëherë, do të ishte e mundur të ofronim këtë model shkakor:
gjini            besim fetar   orientim politik. Megjithatë, këto lidhje mund të vërtetohen vetëm në disa prej kombeve. Në mënyrë më specifike, modeli shkakor duket të aplikohet në ato kombe me shkallë të lartë besimi fetar dhe jo në ato laike. Në grupin e dytë të vendeve, në Angli, për shembull, ku vetëm 2.5% e popullsisë ndjek shërbimet fetare të paktën një herë në muaj, dallimi gjinor në besimin fetar zhduket, dhe natyrisht zhduket edhe dallimi gjinor në orientimin politik. Nuk do të ishte e drejtë të thuhej që gratë janë më konservatore se burrat me përjashtim të Anglisë, sepse Anglia, duke qenë një emër i përveçëm, i referohet një subjekti të veçantë. Meqë termi Angli nuk nënkupton ndonjë gjë për ndonjë komb tjetër, shpjegimi nuk ndalon këtu. Sidoqoftë, parimet shpjeguese duhet t’i referohen klasës infinite të rasteve për të aftësuar studiuesin për të ekstrapoluar (argumentuar) nga vëzhgimi i drejtëpërdrejtë në parashikim dhe kështu të shkojë përtej përshkrimit të thjeshtë. Në shembullin e mëparshëm, atëherë, studiuesi/sja duhet të jetë në gjendje të thotë se çfarë ka Anglia që e bën atë një përjashtim për parimin ose të jetë në gjendje të përgjithësojë rreth faktorëve në kontekstin anglez që e bëjnë sistemin një përjashtim të rregullit të mëparshëm. Në fjalët e Adam Przeworski-t dhe Henri Teune-s, dikush duhet të përkthejë emrat e përveçëm të sistemeve në variable emrash të përgjithshëm[5]. Në shembullin tonë, kjo do të thotë të përkthehet termi Angli në konceptin e vendeve me shkallë të lartë laicizmi. Kjo detyrë mund të shihet si një formë tjetër e përkufizimit të thelbit të metodës krahasuese.
            Në këtë mënyrë, dija ecën aktualisht përpara kur një premisë e vërtetueshme në një kontekst nuk vërtetohet në një tjetër. Kur premisa është e përgënjeshtrueshme në një kontekst të veçantë, ndikimi i atij konteksti mund të vlerësohet, matet dhe t’i shtohet teorisë me kompleksitet në rritje. Kështu, metoda krahasuese kërkon të ndërtojë dijen pak nga pak duke shtuar kohën dhe rritur numrin e studimeve.
            Mund të shihet nga sa kemi thënë më lart se metoda krahasuese është metoda e përshatshme kur një përgjithësim duket që pranon vërtetimin në disa vend-vendosje por jo në disa të tjera. Krahasimi në këto raste e aftëson studiuesin/en të formulojë parime që përvijojnë dallimin mes dy klaseve të vend-vendosjeve. Megjithatë, është e pamundur të përcaktohet nëse faktorët kontesktualë janë domethënës në vërtetësinë e përgjithësimit nëse më parë nuk aplikohet përgjithësimi në kombe dhe kultura të ndryshme. Kështu analiza politike bëhet në mënyrë të paevitueshme krahasuese, dhe analiza krahasuese e përkufizuar si metodë nuk mund të dallohet nga përpjekja për të ndërtuar shpjegime politike.
            Kjo qartësohet më tepër kur metoda krahasuese shihet me gjerësisht si procesi i përgjithësimit ndërkontestkual, qofshin këto kohore, hapësinore brenda një kombi, apo kufijtë kombëtarë. Dikush mund të zgjedhë të krahasojë sjelljen brenda të njëjtit komb në kohë të ndryshme, duke i mbajtur kështu faktorët e tjerë përveç atyre që shoqërojnë proceset modernizuese pak a shumë konstante. Dikush tjetër mund të krahasojë rajone të ndryshme brenda një kombi. Kështu, metoda krahasuese është e përshtatshme për të përgjithësuar mes shteteve në SHBA. Në këtë mënyrë dhe duke patur parasysh se shpjegimi është, siç e kemi parë, në brendësi një veprimtari përgjithësuese, analiza krahasuese mund të jetë sinonimike me studimin shkencor të politikës. Kritikët e metodës krahasuese nuk i adresohen shumë përshtatshmërisë së metodës pës studimin shkencor të politikës por janë në përgjithësi skeptikë përsa i takon përdoshmërisë potenciale të studimin shkencor te vetë politikës.
            Ndërsa metoda krahasuese mund të kuptohet në një sens të gjerë si përgjithësim ndërkontestual, fusha e politikës krahasuese për qëllimet e këtij teksti përfshin ndërtimin e përgjithësimeve shpjeguese mes ndër dhe mbi nivelet kombëtare përsa i takon fenomeneve politike si edhe identifikimit dhe përshkrimit të të dhënave rreth kombeve dhe sistemeve të ndryshme shoqërore që mund të aplikohen kudo dhe në këtë formë mund të kontribuojnë në përpjekjen e parapërmendur të teori-ndërtimit.
Karakteristikat përmbledhëse të metodës krahasuese:
  1. Politika krahasuese nuk është shkencë në kuptimin e shkencave ekzakte – teoria komuniste u përpoq ta paraqiste si të tillë. Ajo e ka trupën e rregulluar të njohurive por nuk mund të replikojë eksperimentin laboratorik në jetën e përditshme
  2. Kujdes në përcaktimin e hipotezave dhe planeve kërkimore, në testimin e tyre dhe raportimin e të dhënave
  3. Intervistimi dhe kërkimet në biblioteka nuk janë aq ekzakte dhe edhe nëse përdorim mjete statistikore vetë natyra e metodave i hap ato për interpretime të ndryshme.
  4. Qëllimi mbetet një studim i cili është sa preciz ashtu edhe sistematik
  5. Metodat e reja shkencore si modelimet matematikore, statistikat, analizat e regresionit na aftësojnë për matje të sofistikuara sasiore që më pare nuk kanë qenë të mundura.
  6. Politika krahasuese prodhon deklarata për tendencat dhe jo prova shkencore: fjala kyç tentojnë.
  7. Kujdes kundrejt përdorimit të shkencës për të avancuar njëanshmëritë apo ideologjitë – qëllimi jo njëanshmëritë por qasje krahasuese sa më e balancuar
Pikat e planit ose korniza e një punimi në Politikën Krahasuese:
I.                    Hyrja
II.                 Historia Politike
III.               Kultura Politike
IV.              Sfondi Social-ekonomik
V.                 Grupet e Interesit
VI.              Partitë Politike
VII.            Komunikimi Politik
VIII.         Institucionet e Qeverisjes
IX.               Burokracia dhe Shteti
X.                 Procesi i Vendim-marrjes
XI.               Politika Publike
XII.            Konkluzionet.
Modelet në Politikën Krahasusese:
q  Ndihmojnë në organizimin, ndriçimin dhe dhëninen e koherencës për procese, ngjarje apo insitucione që mund të shihen si të ndryshme
q  Krijojnë mundësinë për kontekste apo mjedise të konceptit të “pyllit” dhe jo vetëm të “pemës”
q  Mundësojnë mendimin e qartë për çështje të komplikuara
q  Mjete heurestike (për mësimdhënie) – na mësojnë gjëra dhe na mundësojnë shikimin e trendeve
q  Thjeshtësojnë ngjarje komplekse duke aftësuar kuptimin më të qartë të tyre prej nesh.


[1] . Shënim Shpjegues. Duhet patur parasysh që origjinali është shkruar për studentët e shkencave politike në SHBA.
[2] . Termi “Hispanik” (Hispanic) përdoret në gjuhën angleze për të përshkruar popullsinë amerikano-jugore spanjishtfolëse. (shënim i përkthyesve)


[1]. Mes thirrjeve më të hershme për transformimin e fushës nga me drejtim tradicional në një me autoritet më shkencor, ndoshta më e famshja është vepra e Roy Macridis, The Study of Comparative Government (New York, Random House, 1955). Po ashtu shiko Harry Eskstein “A Perspectiveon Comparative Politics, Past and Present,” në veprën e redaktuar nga Eckstein dhe Apter Comparative Politics: A Reader (New York: The Free Press, 1963).
[2]. Ky argument u zhvillua nga Arend Lijphart në artikullin “Comparative Politics and the Comparative Method,” në American Political Science Review, vol.65, no.3 (September 1971), faqe 682 – 693.
[3] . Karl Popper, The Logic of Scientific Discovery (New York: Harper Torchbooks, 1954), f.27, i referohet kësaj paaftësie për të vërtetuar një premisë shkencore në “problemin e induksionit,”, ideja që dikush nuk mundet që në mënyrë konkluzive të konduktojë se çdo model i vëzhguar do t’i qëndrojë të gjitha kohërave. Për Poperin, “kriteri i demarkimit,”, ai i cili, dallon një premisë që është shkencore nga ajo që nuk është e tillë është falsibiliteti.
[4]. Shih May Brodbeck, “Explanation, Prediction and Imperfect Knowledge,” në librin e redaktuar nga May Brodbeck, etj., Readings in the Philosophy of Social Science (New York: The Macmillan Co., 1968), f 363., për ekpozenë më të mirë të argumentit që dallimi mes shkencave shoqërore dhe natyrore nuk shtrihet në strukturën e tyre por në tërësinë e tyre dhe në saktësinë e parashikimeve që ato bëjnë.
[5]. Adam Przeworski dhe Henri Teune, The Logic of Comparative Social Inquiry (New York: John Wiley, 1970), ff. 26-30.

Continua a leggere

Pubblicato in Senza categoria